Welcome, Guest! Registration RSS

PuBliKu.NeT.Tc

Saturday, 2024-04-20
Main » 2012 » August » 25 » Zjarr i qëllimshëm në muzeun e Mitrovicës, digjen objekte të vjetra
7:54 PM
Zjarr i qëllimshëm në muzeun e Mitrovicës, digjen objekte të vjetra

Mitrovicë -Persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një muzeut në veri të Mitrovicë duke shkatërruar kështu objekte të vlerave të veçanta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 pas mesnatës afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës . Flakët kanë shkatërruar objekte etnologjike, instrumente dhe rekuizita të tjera të kësaj natyre.

Sipas Hotit, djegies i ka paraprirë një vjedhje e këtyre objekteve dhe më pastaj dyshohet se të njëjtët persona i kanë vënë zjarrin objektit, raporton Kosovapress.

Hetuesit e policisë janë në vend ngjarje dhe po merren me hetimin e këtij rasti. Vlera e dëmeve ende nuk është bërë e ditur. 

Views: 629 | Added by: Admin | Tags: lajme | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: