0:14 AM Kthehet mbas 20 vitesh seriali “Beverly Hills” | |
Kelly, Brandon dhe Dylan, janë tre ndër protagonistët e serialit kult "Beverly Hills”. Por çfarë ka ndodhur me ta pas 20 vitesh?
Tani është akoma më e bukur… kështu shkruajnë mediat teksa komentojnë spotin e ri në të cilin tre protagonistët shfaqen së bashku, sërish në korridoret e një shkolle…këtë herë në "Back to schools” por doemos në një tjetër status. Për të fituar zemrën e saj janë sërish ata, Brandon apo aktori Jason Priestley, dhe Dylan apo Luke Perry. Të gjithë shfaqen të dalin nga mjediset e shkollës, shfaqen në korridore dhe janë të rrethuar nga të njëjtat objekte që i identifikonin në rininë e tyre të hershme, në kohët e ‘Beverly Hills’. Dylan shfaqet me flokë pakëz të rralluar por me motorrin e tij të adhuruar dhe Brandon sërish me imazhin e tij prej mashkulli të bindur duke përqafuar arushin e tij të preferuar, tani gjigand. Është ky produksioni më i fundit ku do të shfaqen së bashku protagonistët e serialit hit "Beverly Hills”, që tani do të rrëfejnë jetën e tyre pas 20 viteve | |
|
Total comments: 0 | |