Zjarret, 32 vatra në vend (Burimi: Top Channel, top-channel.tv) - 28 August 2012 - Publiku | WwW.Publiku.at.ua
Welcome, Guest! Registration RSS

PuBliKu.NeT.Tc

Tuesday, 2016-12-06
Main » 2012 » August » 28 » Zjarret, 32 vatra në vend (Burimi: Top Channel, top-channel.tv)
0:04 AM
Zjarret, 32 vatra në vend (Burimi: Top Channel, top-channel.tv)


Shqipëria vazhdon të jetë e përfshire nga zjarret e shumta. Të hënën paradite në vend u regjistruan sërish 32 vatra zjarri. 

Me problematike ato ne qarkun e Korçës, ku edhe ndihma qe ka marre vendi me helikoptere te huaj, eshte stacionuar në këtë qark.

Kreu i Emergjencave Civile Alfred Olli i bën thirrje njësive vendore, të cilat janë përfshirë nga zjarret të ndihmojnë forcat e zjarrfikseve, pasi sipas tij një pjesë e madhe ende mbetet apatike.

"Ka edhe komuna, drejtues komunash dhe bashkish, të cilët nuk e kanë marrë parasysh bashkëpunimin. Kjo është shumë e vështirë për ne, se kur ka angazhim është një ndihmë e madhe edhe për ne”, tha Olli.

Ne total qe nga 15 korriku i ketij viti e deri me sot eshte djegur nje siperfaqe prej 300 hektaresh kryesisht pyll. Sipas Ollit nje shifer me e vogel ne krahasim me vitet e shkuara.

"Deri tani, nga 15 korrik deri më sot kemi patur rreth 150 zjarre në gjithë territorin e vendit. Në qarqet që kanë qenë më të prekura dhe që ne i përmendëm mund të jenë rreth 300 hektarë sipërfaqe e djegur”, tha Olli.

Por sipas tij, kete vit shqetesues jane piromanet. Ne te gjithe vendin jane ndaluar shume prej autoreve te zjarrvenies, por problem eshte ndeshkimi i tyre ligjor dhe financiar, per te frenuar kete fenomen.

Deputeti socialist Eduart Shalsi në reagimin e tij për këtë fenomen u shpreh: "Çdo vit qeveria shqiptare kapet "gafil” si pasojë e mosmarrjes së asnjë mase paraprake parandaluese. Do të mjaftonte një shikim i shpejtë i vatrave dhe i menaxhimit të tyre për të kuptuar nivelin mjeran në të cilën gjenden parashikueshmëria, parandalueshmërisë dhe aftësia menaxhuese e situatës së zjarreve nga ana e qeverisë shqiptare”.

Kurse Aleanca Kuq e Zi, në shqetësimin e saj për këtë situatë u shpreh: "Strukturat e specializuara duhet të kërkojnë pranë qeverisë mendimin e Kodit Penal për nenet 151 dhe 152 të tij. Sanksioni për shkatërrimin e pronës me zjarr apo eksploziv duhet të fillojë nga dënimi minimal me burgim nga 3 vjet e me dënim maksimal në varësi të anës subjektive e pasojave të ardhura. Duhet të bëhet e qartë një herë e mirë që prona është e shenjtë në këtë vend e kur bëhet fjalë për të nuk mund të luhet me zjarrin.”

Views: 147 | Added by: Admin | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: