Welcome, Guest! Registration RSS

PuBliKu.NeT.Tc

Friday, 2024-03-29
Main » 2012 » August » 25 » Mançini kundër FIFA-s për Aguero
8:12 PM
Mançini kundër FIFA-s për Aguero

Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, i ka cilësuar "qesharake” rregulloret e FIFA-s rreth lojtarëve të dëmtuar, pasi Serxho Aguero u përfshi në listën e përfaqësueses së Argjentinës për dy takimet e kombëtares të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2014.

Aguero është lënë pushim të paktën deri në gjysmën e muajit të ardhshëm nga mjekët e klubit anglez, por gjithsesi duhet të paraqitet te kombëtarja për dy takimet e datave 7 dhe 11 shtator kundër Paraguai dhe Peru.

Mançini ka treguar se do të përpiqet të bindë trajnerin Alehandro Sabela të heqë lojtarin nga lista e tij, por pranoi se është i pakënaqur qoftë edhe me idenë që sulmuesi të udhëtojë 14 mijë milje vajtje-ardhje për t’u vërtetuar se është i dëmtuar.

"Është e pamundur që ai të zbresë në fushën e lojës. Atij i duhen minimumi dy javë pushim absolut pa stërvitje. Nëse ata insistojnë se ai duhet të shkojë të bëjë kontroll mjekësor atje, do të detyrohet të paraqitet dhe pastaj të marrë menjëherë avionin për t’u kthyer në klub”.

"Duhet t’i respektojmë rregullat, por këto janë krejtësisht qesharake. Do të kontaktoj njerëzit në Argjentinë në mënyrë që të mos kemi probleme”, tha trajneri italian i Mançester Sitit. 

Views: 540 | Added by: Admin | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: