Welcome, Guest! Registration RSS

PuBliKu.NeT.Tc

Friday, 2024-04-19
Main » 2012 » August » 28 » Maison Scotch dhe koleksioni vjeshtë-dimër 2012
0:21 AM
Maison Scotch dhe koleksioni vjeshtë-dimër 2012

Oh, sa shumë që kemi pritur për këtë koleksion! Koleksioni i famshëm i markës nga Amsterdami,  frymëzuar nga Scotch & Soda, do të na mahnitë me setin fotografik të koleksionit Maison Scotch. Çdo veshje në këtë koleksion na bën të ëndërrojmë për ditët e ftohta, me më shumë optimizëm. Magjepsës  dhe shumë elegant, ky koleksion është padyshim një nga më të mirët në koleksionet dimërore.

<

1/13

>

Si zakonisht, Scotch & Soda ka prezantuar një koleksion mjaft komod dhe të ngrohtë për ditët e ftohta që do të vijnë. Dëshironi të keni një stil unik, rroba të veçanta edhe në ditët e ftohta të dimrit? Atëherë shikoni koleksionin më të fundit të kësaj marke, ku do të zbuloni gardërobën që ju gjithmonë keni ëndërruar, trendy dhe shumë të rehatshme për ju.

Për stinët e ardhshme vjeshtë/ dimër ky koleksion sugjeron nj


kombinim të copave me pëlhura, një përshtatje e disa elementëve të veçanta që do t’ju bëjnë unike në stilin tuaj. Prandaj, ne do t’ju sugjeronim ta bënit pjesë në gardërobën tuaj një pallto të gjatë me krahë lëkure, një triko të butë e të punuar me pëlhurë, një xhaketë të punuar me pe leshi dhe najlon argjendi. Mos harroni të kompletoni pamjen tuaj me çanta  lëkure, shall, doreza, varëse dhe unaza, të cilat janë aksesorët e domosdoshëm në stinën e ftohtë të dimrit


Views: 666 | Added by: Admin | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: