Welcome, Guest! Registration RSS

PuBliKu.NeT.Tc

Friday, 2024-04-19
Main » 2012 » August » 28 » Fejohet zyrtarisht Jennifer Aniston
0:18 AM
Fejohet zyrtarisht Jennifer Aniston
Aktorja e famshme e serialit "Friends” dhe një ndër aktoret më të mira komike të Hollivudit, Jennifer Aniston, pas një raporti më shumë se një vjeçar me të dashurin e saj, aktorin dhe skenaristin Justin Theroux, tashmë është fejuar zyrtarisht. Kështu raporton revista ‘People’, sipas së cilës thuhet se ceremonia e vogël e fejesës është mbajtur gjatë kësaj fundjave.




Thuhet se ditën e premte që Justin ka pasur edhe ditëlindjen e tij, i ka propozuar Anistonit e cila e ka pranuar me shumë entuziazëm.

Aniston 43 vjeçe dhe Theroux 41 vjeç janë takuar mëse 1 vit më parë dhe u shfaqën së bashku në komedinë "Wanderlust” në nisje të muajit shkurt. Kjo do të jetë martesa e dytë për aktoren Aniston, mbas një martese të dështuar me aktorin e famshëm Brad Pitt në vitin 2005




Views: 602 | Added by: Admin | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Name *:
Email *:
Code *: